Boksieri kosovar, i cili njihet me nofkën e ringut Uragani (Hurricane, në anglisht), do të jetë pjesë e turneut të njohur “Bigger’s better”, që do të transferohet drejtpërdrejt dhe në televizionin sportiv EUROSPORT.
Uragani pritet të boksojë 3 herë deri në finale. Kundërshtarët të cilët do të luftojnë në këtë turne janë:
1. Nicolas WAMBA (Boks dhe kikboks) – Francë
2. Tefik BAJRAMI (Boks, kikboks) – Zvicër, Kosovë
3. Mateusz MALUJDA (Boks) – Poloni
4. Claus BERTINO (Boks) – Danimarkë
5. Lucian BOT (Boks) – Rumani
6. Alexei MAZIKIN (Boks) – Ukrainë
7. Ali BAGHOUZ (Boks) – Belgjikë
8. Agit KABAYEL (Boks) – Gjermani
Spektakli do të zhvillohet më 13 prill (e premte), me fillim nga ora 19. /Telegrafi/