Kalimtarët në një bregdet të Irlandës, kanë gjetur skeletin e lashtë, që ka ende lëkurën e ruajtur në mënyrë të përkryer.
Këtë trup që besohet të jetë i njeriut, e kanë nxjerrë erërat e forta të uraganit Ophelia, që kanë lëvizur me shpejtësi prej 120 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.
Skeletin që dyshohet të jetë i vjetër rreth njëmijë vjet, e kanë dërguar në Dublin për hulumtime të mëtutjeshme.
Është ende e pashpjegueshme, se si ka mbetur lëkura e padëmtuar, ndërsa duhet të bëhen studime për format trupore që dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. /Telegrafi/