Site icon Telegrafi

Uragani nxjerr në breg një barkë, disa shekuj të lashtë (Foto)

Landy Lathrop ka qenë duke shëtitur me biçikletë në Floridë të Shteteve të Bashkuara, kur ka hasur në një barkë të pazakontë, që e kishin nxjerrë ujërat e uraganit Irma.

Objektin nga druri që peshon mbi 700 kilogramë, e ka hipur në kamionin e një miku dhe e ka dërguar në një qendër që merret me studime historike, transmeton Telegrafi.

Barka që e nxjerri uragani në breg

“E dija që ka diçka të veçantë te kjo barkë. Nuk është aspak si të zakonshmet që i shohim çdo ditë”, ka thënë Lathrop lidhur me gjetjen.

Lundra e lashtë disa shekuj

Studimet fillestare kanë treguar se kjo është një lundër që i përkiste amerikanëve autoktonë dhe se është disa shekuj e vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version