Vërshimet e shkaktuara nga uragani Ian, ka bërë që bodrumi i spitalit HCA Florida Faëcett në Port Charlott është mbushur me ujë, kurse erërat e fuqishme shkulën kulmin e objektit – përkatësisht të repartit të kujdesit intensiv.
Personeli i spitalit është detyruar të evakuoj pacientët me sëmundje të rënda, ku shumë prej tyre ishin në respiratorë, transmeton Telegrafi.
Working through #hurricane #ian in Port Charlotte.
Received this video from my sister who’s on call at the local #hospital #Hurricane_Ian #MedTwitter #medicine #doctor #florida #HurricaneIanupdate #dedicated pic.twitter.com/csyEglbvn0
— Heidi Goldstein, M.D. (@HVGoldsteinMD) September 28, 2022
I tërë spitali ka katër kate, kurse personeli është bllokuar në katin e dy dhe tretë, pasi që i katërti është shkatërruar dhe kulmi i është shkulur.
“Nuk kemi pritur që uragani do ta shkulë kulmin e spitalit. Auto ambulancat pritet të evakuojnë pacientët, por ka shumë pacientë që nuk e dimë se ku do t’i dërgojmë”, tha mjekja Birgit Bodine, e cila kaloi natën në spital.
hospital in Port Charlotte after Hurricane Ian hit Florida.#Ian #hurricane #Florida #StormSurge #HurricaneIan #naplesflorida #naples #Hurricane #HurricaneIanpic.twitter.com/DTFd4AKids
— Harish Deshmukh (@DeshmukhHarish9) September 29, 2022
Në anën tjetër është bërë e ditur se si pasojë e uragani Ian, mbi 2.5 milionë banorë në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/