Një person ka vdekur nga zjarri në një shtëpi kur uragani Harvey goditi vendin Rockport në shtetin federal amerikan Teksas.
Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i Rockport, Charles Wax, i cili nuk ka dhënë informata tjera mbi viktimën.
Fuqia e uraganit Harvey, i cili natën e kaluar goditi brigjet e Teksasit, është dobësuar duke rënë në nivelin e stuhisë tropikale, por ai edhe më tej është i pranishëm mbi këtë shtet amerikan.
Meteorologët paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të ketë vërshime të mëdha si pasojë e shirave.
Reuters sot ka bërë të ditur se fuqia maksimale e erës, të cilën e ka sjellë Harvey është dobësuar në 121 kilometra në orë dhe nëse bie nën këtë limit, do të kalojë në kategorinë e stuhisë tropikale.
Ndryshe, përgjatë bregut të Teksasit si pasojë e uraganit Harvey, kanë mbetur pa energji elektrike pothuajse 300.000 banorë.
Mediat amerikane shkruajnë se riparimet e dëmeve të shkaktuara nga uragani Harvey do të marrë me vite të tëra.