Të paktën katër persona ndërruan jetë në Luiziana, si pasojë e uraganit Laura i cili vërshoi të enjten në vend.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personat që ndërruan jetë, thuhet se u goditën nga shembja e pemëve tek shtëpitë e tyre.
“Kjo ishte stuhia më e fuqishme që zbarkoi ndonjëherë në Luiziana”, tha guvernatori, John Bel Edvard.
“Uragani po shkakton dëme të mëdha dhe kërcënuese për jetën e njeriut”, u shpreh ai.
Raportohet se në mesin e viktimave nga këto erëra, ishte një vajzë 14 vjeçare. /Telegrafi/