Uragani Laura ka goditur bregdetin e Luizianës duke shkaktuar erëra ekstreme dhe përmbytje në SHBA, thotë Qendra Amerikane e Uraganeve (NHC).
Uragani i kategorisë katër pritet të shkaktojë një stuhi ndërsa lëviz me shpejtësi deri në 240 km/orë, raporton CNN.
Nëse mbahet ajo shpejtësi do të ishte një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë Bregun e Gjirit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjysmë milioni banorëve u është thënë që të lënë pjesë të Teksasit dhe Luizianës, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 190 mijë shtëpi në Luiziana thuhet se kanë mbetur pa energji elektrike në orët e para të së enjtes. Në Teksas, më shumë se 45 mijë shtëpi pësuan ndërprerje të energjisë elektrike.
Pamjet televizive treguan se si shiu dhe erërat e forta goditën qytetin bregdetar të Liqenit Charles në jug-perëndim të Luizianës.
Ndryshe, Laura dhe një stuhi tjetër, Marco, më herët goditën ishujt e Karaibeve, ku shkaktuan 24 viktima. /Telegrafi/