Pamje të pabesueshme kanë dalë në internet të detit në ‘Miami Beach’, i cili po ‘thithet’ nga Uragani Irma.
Nivelet e ujit kanë rënë deri në 2 metra, kur stuhia vdekjeprurëse kaloi shpejtë nëpër Majami, ndërsa po bëhet gati të bëjë shkatërrime në Florida.
Fotografi dhe video që po shpërndahen në rrjete sociale e shfaqin plazhin e Majamit të goditur nga erërat e forta dhe shirat, përderisa miliona njerëz u detyruan të evakuohen, transmeton Gazeta Express.
Një përdorues në Twitter e postoi videon ku shihet se sa shumë ka rënë niveli i detit në plazhin e Majamit pas uraganit.
I am in disbelief right now… This is Long Island, Bahamas and the ocean water is missing!!! That’s as far as they see #HurricaneIrma wtf pic.twitter.com/AhPAonjO6s
— #ForeverFlourish (@Kaydi_K) September 9, 2017