Site icon Telegrafi

Uragani “Irma” shkakton vdekjen e tetë personave

Uragani super i fuqishëm “Irma” ka shkaktuar deri tani tetë të vdekur dhe 21 të plagosur në ishullin franko-holandez të Shën Martinit.

Irma ndodhet aktualisht në Karaibe.

Koloneli Vincent Boichard, përgjegjës për sigurinë në ishull, tha se nuk mund të jetë i saktë për bilancin e ri të viktimave, pasi pak kohë më parë ai konfirmoi gjashtë të tilla.

Ndërkohë, autoritetet amerikane paralajmëruan banorët të përgatiteshin për një uragan me fuqi rekord që po i drejtohet Floridas, ndërkohë që kjo stuhi e quajtur Irma solli shkatërrime dje dhe sot në Karaibe.

”Kjo stuhi e kategorisë V, me erëra që arrijnë 295 kilometra në orë, është një prej më të fortave e regjistruar ndonjëherë në Atlantik”, thanë zyrtarët.

”Kjo stuhi u drejtua për në ishujt Virxhin, ndërsa alarmi për uragan kishte disa ditë që ishte vendosur në Karaibe, përfshirë edhe Porto Rikon, Republikën Dominikane, Haitin dhe Bahamasin”, njoftoi Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganet. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version