Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në pjesët e rrezikuara të Floridës që të nxitojnë dhe sa më shpejtë të largohen nga rruga e uraganit shkatërrues Irma, i cili do të godasë rajonin e SHBA-ve në orët e ardhshme.
Qendra Kombëtare e Vëzhgimit të Uraganit në SHBA raporton se Irma është dobësuar dhe ka kaluar në kategorinë e tretë të stuhisë, por vazhdon të mbetet si kërcënim serioz sepse kjo është një erë me shpejtësi prej 195 kilometrash në orë, raporton Anadolu Agency.
Dje, në Florida dhe në shtetet fqinje është bërë evakuimi masiv i banorëve.
Sot herët në mëngjes në Florida Keys u regjistruan erëra me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.
Dhjetëra mijëra njerëz janë duke u strehuar në shkolla, kurse nga miliona banorë të Floridës është kërkuar të largohen nga rajoni.
Uragani Irma në kulmin e fuqisë së saj arriti në kategorinë e pestë dhe në këtë fazë ai shkatërroi Karaibet.
Trump mbajti një takim të kabinetit në Pallatin Camd David dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Floridës të bashkëpunonin me shërbimet përkatëse të evakuimit.
“Largohuni nga rruga e Irmas. E gjithë pasuria kompensohet, kurse jetët nuk mund të kthehen, prandaj siguria është më e rëndësishme”, ka thënë Trump vetëm disa orë para goditjes të uraganit Irma në Florida.