Uragani Irma ka prekur Floridën dhe për një kohë të shkurtër ka filluar të shkatërrojë gjithçka para vetes.
Në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen video të ndryshme, ku shihen qytetarët duke u munduar të dokumentojnë dëmet që i ka shkaktuar ky uragan, transmeton Telegrafi.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe me meteorologun Juston Drake, i cili mezi arrinte të qëndronte me këmbë në tokë, derisa erërat e forta e ngrinin në ajër.
Raportohet se në ato momente erërat kanë fryrë me 150 kilometra në orë, kurse meteorologu kishte ngjitur një maskë në fytyrë duke shpresuar se do t’i ndihmoj, por erërat ishin aq shumë të forta sa në një moment ia heq nga fytyra.
Ai vazhdimisht e shtynin pas erërat, por Drake ishte i vendosur ta vazhdojë “rrugëtimin” e tij duke qëndruar në këmbë. /Telegrafi/
@JustonStrmRider tearing it up! pic.twitter.com/VhC97GZJBa
— Simon Brewer (@SimonStormRider) September 10, 2017