Mijëra banorë përreth ishujve Karaibe kanë filluar të mendojnë për “rifillimin” e jetës së re pasi uragani Irma goditi shtëpitë e tyre, që fillimisht u shfaq në Barbuda ku erërat e forta që frynin me 300 kilometra në orë shkatërroi gjithçka që i doli përpara.
Por në momentin qielli u “pastrua” nga retë e zezë, imazhet satelitore kanë mundur të filmojnë peizazhet e shkatërruara të ishujve si janë Tortola, Turks, Caicos, Barbuda dhe Necker, ishull privat i miliarderit britanik Richard Branson, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e shkrepura tani dhe ato para se do të godiste uragani Irma këta ishuj, tregojnë qartë se çfarë dëme kanë shkaktuar erërat e forta.
Qytete të tëra në këtë arkipelag janë shkatërruar, që dikur cilësoheshin si parajsa në tokë.
Por, ajo çfarë u ka rënë më shumë në sy ekspertëve është mungesa e mijëra tonë rërë që ishte “gëlltitur” nga erërat e forta në ishullin Necker. /Telegrafi/