Telegrafi

Uragani Ida arrin në New Orleans – erërat me shpejtësi prej 240 km/h godasin bregdetin e Luizianës

Tashmë janë përmbytur disa prej rrugëve të shtetit të New Orleans, SHBA.

Uragani Ida ka arritur në bregdetin e Luizianës dhe po shkakton dëme të mëdha materiale.

Ida aktualisht është në kategorinë 4 të forcës, nga një maksimum prej pesë, me erëra më shumë se 240 kilometra në orë.

Uragani raportohet se me këtë ritëm ka aftësinë që të forcohet në kategorinë maksimale në orët e ardhshme.

Videot e para të uraganit Ida tanimë janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihet edhe bartjen e veturave dhe gjësendeve të tjera. /Telegrafi/