Një burrë nga Florida zbuloi se supermakina e tij McLaren P1 e blerë një javë më parë prej 1 milion dollarësh u përfshi gjatë uraganit Ian – me vetëm 300 milje (rreth 500 kilometra) në odometrin e mbytur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i apasionuari i makinave luksoze me emrin Ernie ka postuar një seri imazhesh në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet automjeti me ngjyrë të verdhë të ndezur në lagjen e tij të përmbytur.
“Makina doli nga garazhi”, shkroi ai në mbishkrim.
Dhe në një postim tjetër, ai tregoi McLaren-in e tij të parkuar pranë një Rolls-Royce të bardhë brenda garazhit.
Ernie gjithashtu tregoi lagjen e tij të shkatërruar, si dhe automjetet e tij të përmbytura. /Telegrafi/