Telegrafi

Uragani Humberto shkatërron gjithçka para vetes në Bermude

Uragani Humberto ka shkaktuar dëme të mëdha në tërë arkipelagun e Bermudeve, duke e lënë tërë vendin në terr.

Mbi 28 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, por sipas kompanisë Belko pritet që ky problem të zgjidhet shumë shpejtë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e motit të ligë janë anuluar të gjitha fluturimet, e banorët e qytetit Hamilton kanë mbuluar dritaret me dërrasa dhe metal për të shmangur më të keqen.

Gjithashtu janë paralajmëruar që të mos i frekuentojnë rrugët kryesore, nga frika se mund të shfaqen tornado të fuqishme që marrin gjithçka para vetes.

Uragani Humberto është cilësuar si uragan i kategorisë së tretë, erërat e të cilit lëvizin me shpejtësi prej 193 kilometra në orë. /Telegrafi/