Telegrafi

Uragani Florence, përmbysjet i “dërgojnë” delfinët në qytet (Video)

Shfaqja e delfinëve mbi sipërfaqen e ujit janë të rralla në det e lërë më në një zonë të banuar siç ka ndodhur në bregun e Karolinës së Veriut, vend ky i cili është goditur sot nga uragani Florence.

Në mes të shtëpive dhe anijeve e jahteve të parkuara, ku pothuajse të gjithë banorët janë evakuuar, janë filmuar duke notuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbysjeve që janë shkaktuar nga ky uragan i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Delfinët janë parë duke nxjerr kokën nga sipërfaqja e ujit në Willmington, ndërsa e gjithë skena ngjante me disa skena apokaliptike të filmave të Hollywood-it.

Kujtojmë se uragani Florence ka mbërritur sot në SHBA dhe rrezikon jetën e rreth 11 milionë amerikanëve. /Telegrafi/