Stuhia më e fuqishme ka goditur ishujt Karaibe të Bahamas dhe ka shkatërruar ndërtesat e ka shkaktuar përmbytje të mëdha, por fatkeqësisht i ka marrë jetën edhe një fëmijë vetëm 7 vjeç.
Uragani Dorian, një stuhi e kategorisë pesë, ka erë të qëndrueshme deri në 285 kilometra në orë.
Uragani po lëviz ngadalë drejt perëndimit dhe mund të godasë zona të bregdetit lindor të SHBA.
Shtetet e SHBA të Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Veriut dhe Jugut kanë deklaruar të gjitha gjendjen e jashtëzakonshme.
Banorët e Bahamas postuan pamjet ku shfaqen ujërat shihen duke përfshirë disa shtëpi pasi erërat i kishin shkatërruar çatitë e tyre. /tch/