Me të kaluar nëpër Porto Riko të Meksikës, uragani Dorian është nisur drejt Floridës së Shteteve të Bashkuara, duke u intensifikuar në shkallën e kategorisë së katërt.
Sipas meteorologëve, ky uragan mund të jetë më i fuqishmi në 30 vitet e fundit, ndërsa stuhitë e erës pritet të lëvizin deri në 200 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Në fillim, ishte vetëm një stuhi tropikale, por u rritë në masë të madhe duke u kthyer në uragan, që goditi më pas pjesët bregdetare, duke shkaktuar vërshime të lehta dhe ndalim të energjisë elektrike.
Banorëve iu është kërkuar të furnizohen me ushqim dhe të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, derisa të jenë të gatshëm që të evakuohen nëse kërkohet.
Derisa erërat janë qetësuar, pritet që të fillojnë sërish para fundjavës dhe të arrijnë shpejtësinë e parashikuar nga meteorologët. /Telegrafi/