Të paktën 5 persona kanë vdekur në Bahamas si pasojë e uraganit “Dorian”.
Stuhia e tmerrshme ka shkatërruar me qindra shtëpi duke lënë shumë banorë në qiell të hapur.
“Dorian” është drejtuar për në Florida dhe siç raportohet miliona amerikanë kanë marrë urdhrin evakuim i detyrueshëm, përcjell Top Channel.
Sipas sinoptikanëve Florida goditet të martën nga uragani i cili është në shkallën 5 të fortësisë dhe erërat arrijnë në shpejtësi 285 km/h.