Site icon Telegrafi

Uragani Dorian, ministri i Bujqësisë tregon pamjet rrëqethëse – dallgët mbi gjashtë metra rrethojnë shtëpinë e tij

Stuhia më e fuqishme që ndonjëherë i ka goditur Ishujt Bahama – Dorian, ka bërë që e gjithë zona nga ka lëvizur stuhia të shndërrohet në zonë fantazmë.

E si pasojë e erërave të forta që lëviznin me 320 kilometra në orë, shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht ose kanë mbetur pa kulm, kurse i tërë vendi është vërshuar nga uji, transmeton Telegrafi.

Qendra nacionale për monitorimin e uraganeve, ka paralajmëruar banorët për nivelin e rritur të ujit që mund të sjellë një situatë katastrofike.

Se sa e keqe është situata në këtë vend e ka dëshmuar edhe ministri i Bujqësisë së këtij vendi Michael Pintard, i cili nga shtëpia e tij ka filmuar një video ku shihet se si uji ka rrethuar pronën e tij.

“Mobilet po lundrojnë, kurse dallgët mbi 6 metra të lartë janë duke goditur vazhdimisht dritaret”, duke paralajmëruar kështu një situatë edhe më të rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version