Qiejt u pastruan dhe ujërat e përmbytjes u tërhoqën të shtunën nga Karolina e Veriut, duke lënë pas një shkatërrim të bërë nga uragani Dorian – ndërsa stuhia e fuqishme u shmang drejt New England dhe Nova Scotia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra mijëra banorë në Atlantik Canada ishin pa fuqi pasi Dorian, i cili rifitoi forcën në Kategorinë 2, u bë gati për të “aterruar” pranë Halifax më vonë të shtunën në mbrëmje.
Qendra Kanadeze e Uraganit thotë se stuhia do të lëshojë një breshëri më të rëndë shiu të rrëmbyeshëm dhe erëra të zhurmshme.
Dorian rriti fuqinë të shtunën në një stuhi të Kategorisë 2 me 100 mph, nga 85 mph, një forcim që e ngriti atë nga një Kategoria 1 në një stuhi të Kategorisë 2.
Ndryshe, pritet që me të afruarit në Kanada ai do të kthehet përsëri në Kategorinë 1. Uragani i fundit i Kategorisë 2 që kishte goditur Kanadanë ishte Uragani Juan në vitin 2003.
Video captures the moment a large construction crane collapses in Halifax, Canada, as Hurricane Dorian approaches pic.twitter.com/gLLYmTRLvg
— BNO News (@BNONews) September 7, 2019
Gjithsesi erërat që tejkalojnë shpejtësinë 55 mph tashmë janë raportuar në pjesë të jug-perëndimit të Nova Skotia dhe jugut të New Brunswick, dhe jo vetëm, ku janë publikuar edhe pasojat e para – një vinç që rrëzohet në tokë.
Parashikuesit thonë se stuhia ka të ngjarë të shkatërrojë pemët dhe të sjellë mundësinë e përmbytjeve, si dhe ndërprerjeve të mundshme të energjisë.
Uraganët në Kanada janë disi të rrallë pjesërisht sepse pasi stuhitë arrijnë ujërat më të ftohtë kanadezë, ata humbasin burimin e tyre kryesor të energjisë. /Telegrafi/