Site icon Telegrafi

Uragani Delta shkatërroi shumë shtëpi dhe la qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike

Qindra mijëra njerëz në të gjithë Luizianën dhe Teksasin mbetën pa energji elektrike kur Uragani Delta goditi këto zona, duke rrëzuar shtëpi të shumta, çati shtëpish dhe pemë.

Sipas faqes së monitorimit të mbulimit të energjisë poweroutage.us, më shumë se 453,000 shtëpi dhe kompani në SHBA mbetën pa energji elektrike, ndërsa stuhia përfshiu bregdetin me erëra deri në 160 kilometra në orë.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, banorët në Amerikën Juglindore luftuan me orë ndaj stuhive të rrezikshme për jetën gjatë gjithë natës.

Uragani Delta u rrit në kategorinë 2 gjatë natës, dhe tani ai është dobësuar përsëri në kategorinë 1 ndërsa lëviz në brendësi, gjë që ishte parashikuar edhe nga meteorologët.

Kujtojmë që në gusht të këtij viti, Uragani vdekjeprurës Laura goditi të njëjtën zonë të Shteteve të Bashkuara.

Siç thuhet më tej, Delta akoma nuk është aq e fortë sa Laura e cila ka lënë shumë dëme pas.

Në raportimet e medieve thuhet se Delta solli reshje të mëdha shiu dhe erëra dramatike, dhe disa raporte sugjerojnë që përmbytja do të jetë shqetësimi më i madh i banorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version