Telegrafi

Uraganet i shkaktuan Kubës dëme prej 5 miliardë dollarëve

Këtë e tregojnë vlerësimet e para të autoriteteve kubaneze pas katastrofës natyrore, një prej më të vështirave në historinë e saj.

"Kjo është katastrofa më shkatërrimtare e këtij lloji në historinë e deritanishme të Kubës – 443 vendbanime janë shkatërruar, 63 mijë janë shkatërruar tërësisht, shumë shtylla elektrike janë rrëzuar, ndërsa është ndërprerë edhe rrjeti për shpërndarjen e rrymës elektrike", bëhet e ditur në kumtesën zyrtare.

Erërat e fuqishme kanë shkatërruar edhe mbi 135 mijë hektarë me fidane. Mbi tre milionë prej gjithsej 11 milionë banorëve të ishullit janë detyruar të evakuohen, ndërsa mbi 200 mijë do të mbeten pa kulm mbi kokë edhe një kohë të caktuar.

Një delegacion qeveritar rus sot mbërriti në Kubë, me qëllim që të vlerësohen dëmet nga uraganet, që Kubës i shkaktuan goditje të rëndë. /Makfaks/