Site icon Telegrafi

Ura më spektakolare në botë, e gjitha prej xhami (Foto)

Kuriozitetet për Kinën, nuk janë të rralla. Por  sëfundmi ky shtet ka ndërtuar një urë spektakolare, e gjitha prej xhami.

Mbi mijë persona morën pjesë në inaugurimin e urës më të gjatë në botë, e këtij lloji.

Ura, përfshin zonën piktoreske të Hongyagut, në kontenë Pingshan, në provincën veriore të kinës, Hebei, ajo ofron një panoramë unike gjeografike, me pamje magjepsëse të maleve përreth, ujëvara natyrore, qytete antike dhe tempuj, të cilat njerëzit mund ti shohin nga një lartësi prej 218 metrash, transmeton Telegrafi.

Vizitorët kanë mbetur të mahnitur nga vepra e fundit ku kanë ecur mbi urë dhe kanë shkrepur fotografi.

Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version