Peruanët nga komuniteti Huinchir në Kusk, kanë rinovuar urën e varur 500-vjeçare që e ndërtuan Inkët, dhe që i ndihmon qytetarët të kalojnë pa ndonjë problem mbi lumin Apurimak.
Ura Eswachaka është përdorur për mbi pesë shekuj, por gjatë pandemisë së coronavirusit është prishur dhe shembur gjatë marsit, transmeton Telegrafi.
Banorët lokal e kanë shfrytëzuar këtë urë 30 metërshe për kalim mbi lumë, duke vendosur kështu që ta rinovojnë me litar.
Ekipi i punonjësve nga të dyja anët e urës filluan ta “ndërtojnë” duke e balansuar me litar.
“Ura gjatë vitit të kaluar ka qenë në gjendje të mjerueshme e këtë vit u shemb plotësisht”, ka thënë guvernatori lokal i Kuskut, Jean Paul Benavente.
Në vitin 2013, UNESCO e ka përgëzuar këtë vend për ruajtjen e traditave dhe kulturës. /Telegrafi/