Shembja e një ure në Itali, ka nxitur spekulime se mund t’i ndodhë njëjtë edhe ‘binjakes’ së saj në Venezuelë, një pjesë e së cilës u përfshi nga flaka, disa ditë para tragjedisë në Gjenovës.
General Rafael Urdenata Bridge e gjatë tetë kilometra, e lidhë qytetin e dytë më të madh Maracaibo, me pjesën tjetër të shtetit, ndërsa është e ndërtuar nga Riccardo Morandi, arkitekti i urës që u shemb të martën në Itali, transmeton Telegrafi.
Zjarri që e përfshiu të premten e kaluar, detyroi bllokimin prej disa orësh të qarkullimit në urën Urdaneta, ndërsa dëmtoi një trafo stacion që la miliona njerëz, për disa ditë pa rrymë.
Pas dy vitesh, prej se u lëshua në qarkullim më 1962, në këtë urë u shkaktua një aksident fatal, kur një cisternë nafte u përfshi nga flakët dhe i la shtatë të vdekur.
Struktura e ndërtimit që mbahet prej kabllove të sforcuara, ishte shenjë dalluese e arkitektit Morandi, i cili vdiq më 1989. Të quajtur si patenta ‘Morandi M5’, këtë formë e ka shfrytëzuar edhe në ndërtimin e urave tjera, siç është një në Verona Arena më 1953.
Kjo urë në Venezuelë, është ndërtuar pesë vjet pas asaj të Gjenovës, një pjesë e të cilës u shemb para ca ditësh dhe la 38 të vdekur, ndërsa dhjetëra tjerë janë ende të zhdukur. /Telegrafi/