Telegrafi

“Ura e Zogut” drejt shembjes, ekspertët e “Europa Nostra” shohin nga afër gjëndjen e monumentit

Inxhiniere dhe përfaqësues të Europa Nostrës inspektuan këtë të martë “Urën e Zogut” në Milot.

Ata ata u njohen nga afër situaten e degradimit të këtij monumenti kulturor të kategorisë së parë. Po ashtu ekspertët pane edhe mundësitë perforcimit . Kjo me qëllimin e vetëm: shpëtimin e Urës së Zogut që tashmë rendintet në listën e “Europa Nostra” si një nga 7 monumentet më të rrezikura.

“Është vizita jonë e parë për të parë gjendjen e ures, dhe është shumë punë për tu bërë për të shpëtuar këtë infrastrukturë të bukur, bashkë më inxhinierë shqiptarë që janë shume të pergatitur. Në fund të studimit dhe rezultateve te inspektimit do të kemi një takim me ministrine e kulturës për të gjetur një mundesi për mos shembjen e saj, e më pas restaurimim e këtij monumenti kulture”, ka deklaruar Peter Bond – ekspert i “Europa Nostra”.

Për arkitekten Lida Miraj kjo vepër e rallë është tejet e rrezikuar pasi është lënë në harresë nga autoritetet.

“Sot më në fund erdhi një grup miks. Që në 2019 e kam ngritur si alarm për këtë urë. Prej asaj kohe vemendja e shtetit ka qenë 0. Ne e shohim se situata e saj është mjaft e rrezikuar por dhe inxhinieret e ardhur nga jashtë, ka teknika që bëjnë të mundur konservimin mbase dhe riparimin e saj. Uroj të ndodh”, deklaroi Lida Miraj – anëtare e “Europa Nostra”.

Degradimi i Urës së Zogut ka nisur qe ne vitin 2019. Por pavarësisht kësaj deri më tani nuk ka pasur asnëj ndërhyrje nga ministria e Kulturës./