Site icon Telegrafi

Ura e re në Forinë do të ndërtohet në muajin gusht!

Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton banorët e fshatit Forinë se Ura e Re do të ndërtohet në muajin gusht.

Ura e vjetër e vjetër në fshatin Forinë do të prishet dhe do të ndërtohet Ura e re. Për shkak të lartësisë së papërshtatshme me koritën e lumit “Jahorka”, në raste të të reshurave atmosferike ujërat devijon dhe paraqisnin vërshime.

Gjatë vërshimeve të fundit të ndodhura në fillim të muajt Korrik, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vizitoi fshatin dhe në takim me banorët premtoi zgjidhje të problemit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u tha banorëve të fshatit Forinë se realizimi i projektit do të ndodh në kohën sa më të afërt të mundshme. Për shkak të pranisë së mërgimtarëve në vendlindje, dhe për shkak se udha është e karakterit rajonal që lidh edhe fshatrat Çegran, Koritë dhe Tumçevisht, me qëllim që të mos vështirësohet qarkullimi i komunikacionit, punimet do të zhvillohen nga mesi i muajt Gusht kur dhe pritet të bie frekuentimi i udhës.

Në këtë drejtim, kryetari Nevzat Bejta u premtoi banorëve që punimet rreth ndërtimit të urës do të realizohet në afat të shkurtër.

Komuna e Gostivarit në vazhdimësi ka ndërhyrë në pastrimin koritës së lumit “Jahorka”, e cila nga pakujdesia shoqërore shpesh mbushet me mbeturina urbane, dhe si pasojë janë shkaktuar vërshime. /Telegrafi/

Exit mobile version