Telegrafi

Ura e Ibrit hapet për qarkullim të këmbësorëve

Ishte data 14 gusht e këtij viti kur filloi rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër.

Javën e kaluar, një pjesë anësore e urës është lëshuar për qarkullim të qytetarëve.

Aty ka akoma shumë punë për të bërë, por mitrovicasit kanë filluar qarkullimin.

Në projekt është paraparë të ndërtohen edhe dy rrethrrotullime, njëri në fillim të urës në jug, e tjetri në veri.

Ky projekt është thënë të përfundojë në datën 20 janar, të vitit të ardhshëm. /Veriu/