Nga Unioni Deokratik Qytetar nëpërmes një deklarate thonë se ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski i motivon administratorët që të mos punojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në vend që ministri Damjan Mançevski për të dalë me propozime konkrete se si të motivojë punonjësit për të fituar pagat e tyre, ndërsa qytetarët të marrin shërbime më të mira, ai erdhi me një zgjidhje “gjeniale”. Imagjinoni se ndonjërit nuk i shkohet në punë, ri ulët në shtëpi dhe merr ndihmë sociale, që është përafërsisht paga minimale. Ministri i motivon administratorët që të mos punojnë”, thonë nga UQD.
Nga atje thonë se janë të befasuar nga një propozim i këtillë.
“Ministër, duke pasur parasysh se ju dhe kolegu juaj Hazbi Lika, nuk keni arritur ta zgjidhni problemin me rreth 1000 administratorë sipas Marrëveshjes Kornizë, të cilët për vite me radhë marrin para nga buxheti i Maqedonisë dhe ulen në shtëpi sikur të jenë rast social, ne nuk jemi shumë të befasuar me këtë propozim. Por ne besojmë se të paktën përpara fillimit të lëvizjes së fshesës dhe në momentin kur Brukseli po na vlerëson, të paktën do të përpiqen t’i përmirësojnë gjërat”, thonë nga UQD.
Nga atje shtojnë se ndoshta ministri Mançevski është tërhequr nga strategjitë e tija të mëdha./Telegrafi/