Telegrafi

Update automatik i Internet Explorerit

Edhe pse nuk ka datë të saktë sipas regjioneve, Microsoft paralajmëroi se së shpejti (duke filluar gjatë janarit në Australi dhe Brazil) do të filloj mbindërtimin automatik të Internet Explorerit në SO Windows dhe atë, IE8 si versionin më të lartë për Windows XP dhe IE9 si versionin më të lartë për sistemet operative Windows Vista dhe Windows 7.

Me këtë mënyrë të mbindërtimit, Microsoft më në fund iu bashkëngjit Chrome-it dhe distribucionit me të cilin shfletuesi “duhet” të jetë në versionin e fundit, ani pse shfrytëzuesit të cilët më herët refuzuar përditësimin e IE8 dhe IE9 përmes Windows Update, nuk do ta marrin mbindërtimin në mënyrë automatike.

Se në çfarë mase IE nuk është i popullarizuar në disa qarqe, tregon edhe deklarata e sotme e Phil Haack, ish të punësuarit të Microsoft dhe njërit nga autorët e ASP.NET MVC framework, i cili tha: Po që se Microsoft do të ishte i përkushtuar ndaj shfrytëzuesve, në mënyrë automatike do ti përditësonin ata në – Chrome! /Telegrafi/