Site icon Telegrafi

Upamecaon “u tregon” mbrojtësve të Ligës Premier se si duhet ndaluar Haalandin

Erling Haaland bëri një fillim premtues si lojtar i Manchester City këtë fundjavë.

Duke mbërritur në klub këtë verë me bujë të madhe, pavarësisht nga një tarifë transferimi relativisht ‘e lirë’ prej 67 milionë euro, norvegjezi kishte sytë e botës të mbërthyer tek ai ndërsa doli në fushë.

Tifozët e futbollit tashmë kishin shijuar Gabriel Jesusin në Arsenal, Raheem Sterling në Chelsea dhe Raphinhan në Barcelonë në mesin e çmendurisë parasezonale, por debutimi i Haaland ishte ndoshta më i prituri nga të gjithë.

Lexo po ashtu Haaland e Alvarez ia bënë “ferr” stërvitjet Edersonit – gardiani i Cityt dukej i ‘stresuar’

Kështu, 22-vjeçarin tregoi se në sezonin e ri do të jetë në ormi fantastike, sidomos kur shënoi pas vetëm 12 minutash në portën e Bayern Munichut.

Në atë që rezultoi të ishte goli fitues i Cityt kundër Bayern Munich në Lambeau Field, Haaland hapi llogarinë e tij për Citizens duke rrëshqitur në asistimin e Jack Grealish.

Mund të mos ishte një pretendent për çmimin Puskas FIFA që do të shpërndahej në çdo faqe në botë, por djali ishte një tregues i asaj që mund t’i ofrojë Cityt si një numër nëntë më tradicional.

Lexo po ashtu Man City mposhti Bayern Munichun në miqësoren e luksit, Haaland debutoi me gol

Thënë kjo, Haaland nuk kishte gjithçka sipas mënyrës së tij në Green Bay, gjë që ndoshta është e pritshme duke marrë parasysh se sa shumë skuadra e tij e vjetër Borussia Dortmund luftonte kundër Bayernit ndonjëherë.

Dhe ne e themi këtë sepse reprezentuesi norvegjez pati një mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar rezultatin, por Dayot Upamecano nuk e lejoi këtë gjë.

Nga kjo ndërhyrje e mbrojtësit të Bavarezëve, mbrojtësit në Ligën Premeir që do të kenë më shumë në edicionin 2022/23, mund të mësojnë nga Upamecano se si ta stopojnë Haalandin. /Telegrafi/

Exit mobile version