Site icon Telegrafi

UP-ja dhe MASHT-i i dhurojnë Vushtrrisë 455 ekzemplarë të librave shkencor

Drejtoresha e DKRS-së, Shpresa Rama, ka treguar se vlera totale e këtyre librave shkencore është 15 961 euro.

“Falë përkushtimit dhe angazhimit të të rinjve vushtrrias, atyre po ju krijohen mundësi më të mëdha që të shfrytëzojnë libra universitar për vitin e ardhshëm. Mirëpo, DKRS ka paraparë mjete për blerjen edhe të librave të tjerë, por edhe investim në inventarin e bibliotekës së qytetit, që do të krijoj kushte më të përshtatshme për të lexuar”, tha drejtoresha Rama për Veriu.info.

Ajo bëri të ditur se titujt e librave janë kryesisht nga drejtimi i mjekësisë, elektroteknikës dhe disa nga fusha e ekonomisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version