Telegrafi

UNT ndan çmimin “Honoris Causa” për nobelistin Ferid Murad

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Universitetin “Nënë Tereza”, ju nda çmimi “Doctor Honoris Causa”, nobelistit me prejardhje shqiptare Ferid Murad.

Motivacioni i ndarjes së këtij titulli ishte: “Për t’i nderuar dhe veçuar ato personalitete të jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe po japin një kontribut të veçantë në shkencë, në arsimin e lartë, dhe që me ekspertizën e tyre kanë bërë ndikim fundamental në progresin shoqëror”.

Në fjalimin e tij përshëndetës, rektori Pollozhani në mes tjerash theksoi se Universiteti “Nënë Tereza” është universitet i ri, me studentë që pritet shumë pre tyre. Ai falënderoi Ferid Muradin për kontributin që ka dhënë.

Ndërsa laudatori Murtezan Ismaili, në fjalimin e tij prezantues për laureatin theksoi se Ferid Murad ka kontribuar edhe në afirmimin dhe ngritjen e autoritetit të kombit dhe të qenies shqiptare.

Vlen të theksohet së ky ishte titulli parë Doctor Honoris Causa i ndarë nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup.