Telegrafi

UNT filloi punimet për kampusin e ri tek kazerma Ilinden

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ka filluar procesin e shndërrimit të kazermës Ilinden për ta përshtatur për nevojat e saja, njofton Telegrafi Maqedoni.

““Shtëpia” e Universitetit Nënë Tereza po merr formën e vet të vërtetë. Sot bashkë me rektorin e UNT-së, Izet Zeqiri, profesorë dhe studentë ndoqëm nga afër punimet që kanë filluar lidhur ne ndërtimin e Kampusit universitar të UNT-së te Kazerma “Ilinden”. Siç sqaroi edhe rektori Zeqiri, kampusi universitar do të jetë me të gjitha kushtet më moderne për studim në të gjitha drejtimet që ofron Universiteti Nënë Tereza, tha Ganiu.
Në ditën e parë të fillimit të punimeve në kazermën Ilinden, morrën pjesë punonjës akademik dhe administrativ, si dhe studentë të UNT-së” thonë nga UNT.

Përndryshe, në fillimin e punimeve ishin prezent rektori i UNT-së, Izet Zeqiri dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu. /Telegrafi/