Telegrafi

UNSh: Paralelet maqedonase në “Cvetan Dimov” mbushen me shqiptarë

Në  shkollën e mesme “Cvetan Dimov” të Shkupit, paralelet në gjuhën maqedonase për çdo vit mbushen me nxënës shqiptarë. Jasir Asani, kryetar i unionit të nxënësve shqiptar për Shenja ka deklaruar se ka disa vite që nxënësit shqiptar mbushin paralelet maqedonase, meqenëse interesimi për regjistrim në këtë shkollë është i madh dhe kur në paralelet shqiptare arrihet numri që është i paraparë, atëherë ata i kalojnë në paralelet gjuhës maqedonase, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e arsimit dhe  pushteti vendor, për shkollat e mesme që janë nën kompetencë të qytetit të Shkupit, dy vitet e fundit po tenton që me “dhunë” të mbajë paralelet që unë i kam quajtur artificiale, të cilat mbushen me nxënës shqiptar”, ka deklaruar Jasir Asani, kryetar i UNSh.

Unioni i studentëve shqiptar i bën thirrje institucioneve shtetërore, që ti mbyllin paralelet në gjuhën maqedonase sepse nuk ka nxënës maqedonas të interesuar, dhe të bëjnë shtimin e paraleleve në gjuhën shqipe, sepse numri i nxënësve shqiptar është shumë i madh.

“Si union i nxënësve shqiptar hapi jonë i ardhshëm ashtu si vitet e kaluara, po ashtu edhe këtë vit kemi apeluar deri tek nxënësit shqiptar, prindërit e gjysmë-maturantëve shqiptar që fëmijët e tyre të adresohen tek paralelet në gjuhën shqipe, që ata të mbeten aty, mos të adresohen në paralelet në gjuhën maqedonase”, ka thënë Asani.

Drejtori dhe zëvendës drejtori i shkollës ”Cvetan Dimov”, kanë shmangur të flasin para mediave në lidhje me këtë çështje./Telegrafi/