Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i zyrës së UNMIK-ut për Komunikim Publik dhe Punë Publike, Sanam Dollatshah.
Në disa përgjigje dhënë Tanjugut është bërë e ditur se deri tek kjo ka ardhur pas një memorandum për parandalimin e krimit dhe drejtësisë penale, transmeton lajmi.net.
Memorandumi ndërmjet Interpolit dhe UNMIK-ut vazhdon të mbetet në fuqi.
“Prandaj UNMIK-u vepron si ndërmjetës ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Interpolit, lidhur me çështjet që lidhenj me parandalimin e krimit, bashkëpunimit policore, dhe të drejtës penale”, thuhet në deklaratë.
“Heqja e urdhërarresteve është bërë në bazë të rezolutës 1244, ashtu siç ka ndodhur edhe në rastet e kaluara”, thuhet tutje nga zëdhënësi i UNMIK-ut.
Interpol ditë më parë hoqi nga lista e të kërkuarve kryeminsitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 19 njerëz të tjerë.
Ata tani janë të lirë të udhëtojnë jashtë Kosovës pa asnjë problem.