Site icon Telegrafi

UNMIK-u nuk do të lejojë hyrjen e “Gardës së Car Llazarit” në Kosovë

"Sipas urdhëresës së shefit të UNMIK-ut aktivitetet apo prania e kësaj organizate janë të ndaluara sepse konsiderohen kërcënim për rregullin dhe ligjin. Paralajmërimet për protestë kanë natyrë provokuese dhe vlerësohet që mund të krijojnë tensione etnike", ka thënë Disable në konferencën për gazetarë.

Ajo ka theksuar që organizatat të cilat nxisin dhunë dhe bëjnë thirrje për tensione etnike “nuk kanë vend në Kosovë”.

Kryeadministori i Kosovës Joachim Ruecker ka sjellë një urdhëresë në muajin qershor me anë të së cilës “Garda e Car Llazarit” konsiderohet si organizatë paraushtarake.

Në fund Disable ka thënë që “forcat e sigurisë, KFOR-i dhe policia, janë të gatshme të përmbushin mandatin e tyre dhe do të ndalojnë aktivitetet e kësaj organizate".

Exit mobile version