Telegrafi

UNMIK-u i mban 1 milion euro në mënyrë të paligjshme

Sipas kësaj gazete, zyrtarët e ANP nuk kanë pasur qasje asnjëherë në këtë llogari edhe pse këto para janë kërkuar për kohë të gjatë nga zyrtarët e aeroportit.

“Në cilësinë e drejtorit financiar kam kërkuar nga bordi i kaluar dhe AKM-ja që të më lejojë të regjistrojë në kontabilitet të ANP-së këtë shumë dhe kjo  më është lejuar,madje është kundërshtuar ashpër nga zyra e auditimit të AKM-së si çështje që nuk i përket aeroportit”,- ka deklaruar drejtori financiar i ANP, Nexhat Krasniqi.

Sipas tij, aeroporti edhe pse e ka lejuar kompaninë Air Bp të shfrytëzojë asetet e kompanisë nuk ka marrë asnjë cent nga ajo.

“Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet tani me qeverinë dhe bordin e ri që është formuar”, ka thënë më  tutje Krasniqi.