Site icon Telegrafi

Universitetit të Gjilanit i akreditohet një program i ri

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim ka akredituar programin e studimit matematikë arsimore të fakultetit të Ri, të Shkencave Aplikative.

Tani Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan iu shtua edhe një njësi e re Akademike, Fakulteti i Shkencave Aplikative.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka thënë se me këtë fakultet dhe program të ri synojmë që të përmbushim mungesën arsimtarëve të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme ne Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version