Telegrafi

Universiteti…

Nuk e di se sa serioz është një universitet që është më i ri se unë?

Por, e di se, qëkur unë kam studiuar në të, ka qenë serioz.

Ka qenë më shumë universitet se ç’është sot.

Ekziston përshtypja se ky universitet tashti e ka humbur hapin e zhvillimit normal.

I ka diplomuar plot injorantë të cilët në kushte normale nuk do të dilnin as nga shkollat e mesme.

Natyrisht, disa profesorë, të cilët i njoh dhe i kam shokë, janë në nivel.

Por, disa tjerë që i njoh e që nuk i kam shokë, janë më shumë se katastrofë. Ata nuk kanë edukatë e dije as për vete e lëre më që t’i japin dikujt.

Disa gjëra të reja, të cilat nuk e gjejnë rrugën për t’u pjekur, nuk kanë shumë vlerë.