Site icon Telegrafi

Universiteti i Tiranës hap për herë të parë programin e gjuhës së shënjave

Për herë të parë këtë vit hapet programi i gjuhës së shenjave në Universitetin e Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

“Me Florin, bashkë me mesazhin se gjuha e shenjave është një e drejtë gjuhësore për personat që nuk dëgjojnë në të gjithë botën, kemi edhe një lajm të mirë për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë. Për herë të parë, këtë vit hapet programi i gjuhës së shenjave në Universitetin e Tiranës, duke mundësuar që gjuha e tyre të njihet dhe të mësohet në nivel akademik, duke rrëzuar barrierat për studentët me aftësi ndryshe, me qëllim përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën akademike dhe studentore”, tha Manastirliu.

Gjuhët e shenjave janë gjuha e parë natyrore e njerëzve që nuk dëgjojnë dhe për këtë arsye, njerëzit që nuk dëgjojnë kanë të drejtë të shprehen me anë të shenjave dhe nuk duhet të detyrohen të përdorin gjuhën e folur.

Gjuhët e ndryshme të shenjave të përdorura nga komunitetet e njerëzve që nuk dëgjojnë në mbarë botën janë njësoj të vlefshme si mjete komunikimi dhe për këtë arsye duhet të përdoren dhe respektohen. /Telegrafi/

Exit mobile version