Revista e njohur “Veritas” ka publikuar një hulumtim të gjerë duke zbuluar plagjiaturat dhe kopjimin e punimeve shkencore të disa profesorëve të mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Në mesin e profesorëve të cilët sipas revistës “Veritas” kanë bërë plagjiaturë punimet shkencore janë Nexhbedin Beadini, Sheqibe Beadini, Albulena Beadini, Emira Bexheti, Mirlind Bexheti, Destan Halidi, Ekrem Ismani dhe disa të tjerë.
Hulumtimi i kësaj reviste është bërë në mënyrë të hollësishme, duke përmendur saktësisht pjesët të cilat janë kopjuar dhe më pas janë publikuar si punime të autorëve në fjalë.
Hulumtimin e plotë të revistës “Veritas” mund ta gjeni këtu./Telegrafi/