Universiteti i Tetovës sot ka bërë promovimin e absolventëve të vitit akademik 2016/17. Në ceremoninë e promovimit të pranishëm ishin edhe figura politike nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se e kujton rrugëtimin e UT-së dhe u shpreh i lumtur për këtë.
“Jam i lumtur që ju shoh se po ndritni të ardhmen tuaj. E mbaj mend rrugëtimin e këtij Universiteti dhe jam i lumtur për këtë”, theksoi mes tjerash Xhaferi.
Ndërsa Rektori i UT-së, Vullnet Ahmeti, u shpreh i kënaqur pasi sipas tij, Universiteti por rritet çdo ditë e më fuqishëm.
“Unë jam këtu që të ju uroj juve për këtë ditë të së ardhmes tuaj dhe për familjet tuaja. Jam krenar se Universiteti rritet, por rritemi edhe ju. Rritemi shumë fuqishëm. Na jepni vullnet sot për të rritur universitetin edhe më tej”, theksoi mes tjerash Ahmeti.