Site icon Telegrafi

Universiteti i Tetovës në bashkëpunim e sipër me institucionet arsimore të Arabisë Saudite

Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, Universiteti i Tetovës, njoftoi se drejtuesi i degës së Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Adnan Ismaili, në një vizitë disa ditore në Arabinë Saudite, e ka realizuar një takim të rëndësishëm me udhëheqësin e Fondacionit për Shkencë, Arsim dhe Kulturë të Arabisë Saudite, me seli në Rijad, Shkëlqesinë e Tij Welid al-Tuvejxhiri.

‘Përveç kësaj, në takim u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fondacionit për Shkencë, Arsim dhe Kulturë të Arabisë Saudite, që është një organ koordinues i arsimit, shkencës dhe kulturës në atë shtet, dhe programit studimor Filologjia Orientale të Universitetit të Tetovës, duke vënë theksin në shkëmbimin e përvojave, kuadrove akademike dhe studentëve, si dhe në mundësinë e ofrimit të literaturës së nevojshme për studimet e kësaj fushe.

Drejtuesi i Fondacionit të Arabisë Saudite, Shkëlqesia e Tij Welid al-Tuvejxhiri – nga ana tjetër – shprehu kënaqësinë e tij për këto rezultate në Universitetin e Tetovës dhe shfaqi gatishmëri që Fondacioni për Shkencë, Arsim dhe Kulturë i Arabisë Saudite të ofrojë ndihmë Universitetit të Tetovës. Për këtë arsye, ai shprehu gatishmëri që së shpejti ta vizitojë Universitetin e Tetovës, për ta jetësuar edhe praktikisht këtë bashkëpunim, për çka prof. Ismaili shprehu falënderim të veçantë dhe i dëshiroi atij mirëseardhje në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version