Me një ceremoni solemne në Universitetin e Tetovës, sot u prezantua gjenerata e dytë e doktorantëve. Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti dhe prorektori për arsim, Reshat Qahili, solemnisht u’a ndanë indeksat doktorantëve që studimet në ciklin e tretë do t’i ndjekin në shtatë fakultete të UT-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përgjegjësi i Zyrës për studime të doktoratës, Kushtrim Ahmeti, para doktorantëve i prezantoi programet studimore për të gjitha drejtimet, ku ata i kanë regjistruar studimet në ciklin e tretë. Ai tha se organizimi i studimeve të doktoratës në nivel universiteti siguron kualitet të unifikuar, konkurs të përbashkët me kritere të unifikuara pranimi dhe procedurë administrative të unifikuar.
Po ashtu, sot gjenerata e dytë e doktorantëve të Universitetit të Tetovës e zhvilluan edhe ligjëratën e parë në lëndën Metodologjia e kërkimit shkencor./Telegrafi/