Site icon Telegrafi

Universiteti i Tetovës përshëndet Vatikanin për shenjtërimin e Nënë Terezës

Universiteti i Tetovës i ka shprehur falënderimin dhe mirënjohje të përjetshme Selisë së Shenjtë në Vatikan, për vendimin e saj të shumëpritur, shenjtërimin e Nënë Terezës, nobelistes, shenjtores shqiptare, humanistes më të madhe që ka njohur bota, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rektori Vullnet Ameti falënderon Selinë e Shenjtë, duke thënë se ky është nderimi më i madh, që Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, i bën kombit tonë dhe mbarë njerëzimit.

Në falënderimin e rektorit Ahmeti mes tjerash thuhet se ”sot, Selia e Shenjtë, e përjetësoi humanizmin e pakufishëm të Nënë Terezës, humanistes shqiptare, gruas së sjellshme dhe të mirë që gjithmonë ishte pranë varfanjakëve, të sëmurëve, pleqve dhe fëmijëve jetimë.

Shenjtërimi i Nënë Terezës përjetëson vlerat e personalitetit të saj me përmasa gjigante, shenjtores që jetoi mes njerëzish, që ua mësojë atyre bujarinë, zemërgjerësinë, bamirësinë, dhembshurinë, mëshirën dhe altruizmin.

Ne shqiptarët jemi me fat që i takojmë kombit të Nënë Terezës, që Ajo e përfaqësoi me vlerat dhe virtytet që sot i njeh e gjithë bota.”/Telegrafi/

Exit mobile version