Telegrafi

Universiteti Staffordshire prezanton Programin e franshizës

Linda Filips, mbikëqyrëse nga “Staffordshire University”, tha se stafi i cili punon në Kosovë është i aprovuar nga “Staffordshire University” dhe kanë mbështetjen nga tutorët që janë nga Britania e Madhe. Ky universitet shtrihet në një numër të madh të shteteve nëpër Evropë dhe botë dhe i ka 3500 studentë që studiojnë nëpër këto shtete.

“Programi i franshizës në Universitetin AAB-Riinvest në bashkëpunim me “Staffordshire University”, përfshinë dy module të studimeve, atë të Menaxhimit të Biznesit dhe Menaxhimit të Biznesit të ndërmarrësisë“, tha Filips.

Ndërkohë, koordinatori i kësaj franshize tha se studentëve të cilët ndjekin këto programe dhe pajisen me diploma të këtij institucioni, ato diploma janë njësoj si ato që merren në Britani të Madhe.

Kurse për çmimet për studime në këtë program është i arsyeshëm, duke marrë parasysh shpenzimet që bëhen në angazhimin e profesorëve për sigurimin e cilësisë. “Secili student ka tutorin personal, i cili përkujdeset me preokupimet e studentit, qofshin ato për studime apo edhe për jetën e tij private. Ky program i franshizës është i akredituar në Britani të madhe, është akredituar edhe në”, tha Bardha Qirezi, mësimdhënëse në këtë program./Telegrafi/