Universiteti shtetëror “Goce Dellçev” në Shtip sërish është ranguar i dyti në Maqedoni. Rangimi akademik i universiteteve në Maqedoni është publikuar mbrëmë nga Qendra për universitete botërore pranë Universitetit të Shangait Xhao Tong, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rektori i “Goce Dellçev”, Bllazho Boev deklaroi se edhe krahas asaj që universiteti ekziston vetëm 10 vite, kjo dëshmon se është institucion respektibil i arsimit të lartë.
Ai theksoi se Universiteti i Shtipi, gjatë dhjetë viteve të kaluara me kuadrin e vet mësimor dhe studentët po zhvillohet, por dhe kontribuon në hulumtimet, bashkëpunimin me ekonominë, komunitetin ndërkombëtar dhe universitetet në botë./Telegrafi/