Site icon Telegrafi

Universiteti i Prizrenit: I papranueshëm vendimi KSHC për mos akreditim

Pas publikimit të lajmit se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020, Universitetit Publik të Mitrovicës, Universitetit të Pejës dhe Universiteti të Prizrenit, ka reaguar Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.

Përmes një komunikate për media , Universiteti “Ukshin Hoti” thotë se po i përcjell me shqetësim lajmet që po qarkullojnë në media për mos akreditimin institucional për një vit.

“Jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu ORCA: Nuk do të mbyllen universitetet e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës

Më tej në njoftim thuhet se studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen.

Lexo po ashtu Haradinaj reagon për mos akreditimin e tri universiteteve: Do të veprojmë menjëherë

“Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit ‘Ukshin Hoti’ pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prizrenit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Bytyqi: Vendimet për mos akreditim të universiteteve presim të adresohen në Qeveri
Exit mobile version